foto 2.jpg

Studentët e kolegjit universitar ispe në emisionin "MAGAZINA E SË DIELËS" - RTK

 

Të nderuar Studentë,

Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha programeve dhe niveleve studimore se edhe këtë vit vazhdon bashkëpunimi me emisionin ‘’Magazina e së Dielës’’ të RTK-së.

Andaj ftohen të gjithë studentët të cilët janë të interesuar të marrin pjesë këtë të diele, në emisionin ‘’Magazina e së Dielës’’ i cili transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre.
Emisioni mbahet këtë të Dielën, Dt. 20 Janar 2013 në RTK.

Temat të cila do të zhvillohen në këtë emision janë:
Personat e Zhdukur
Gratë në Politikë

Studentët mund të jenë pjesë e emisionit duke shtruar pyetje për mysafirët.

Studentët e interesuar për pjesëmarrje duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre më së largu deri të Shtunën Dt. 19 Dhjetor 2012, në ora 17:00.

Studentët të cilët do të marrin pjesë në Emisionin në RTK do të takohen të Dielën, Dt. 20 Janar 2012, në ora 09:00 në mëngjes prej nga do të shkohet në mënyrë të organizuar në RTK.

Konfirmimin mund ta bëni me e-mail, apo drejtpërdrejt në administratën e Kolegjit ISPE, duke shënuar emrin, mbiemrin, programin studimor dhe fjalën: Emision RTK.

Konfirmimi i pjesëmarrjes është i obliguar!

Gjithë të Mirat,


APLIKO ONLINE

mundesit -per_studentat

sis balline

ispe press

SkypeLarge

 

 



Informohu permes e-mailit


findonfacebook.jpg